Dr. Alda Haxhiaj
Mjeke Stomatologe | Ortodonci & iClear Aligners | Mjekësi Estetike

Dr. Alda Haxhiaj është mjeke stomatologe me formim të avancuar akademik në ortodonci dhe mbi 5 vite përvojë profesionale në fushën e mjekësisë estetike. Aktiviteti i saj klinik ndërthur stomatologjinë moderne, ortodoncinë digjitale dhe estetikën mjekësore, me fokus në harmoninë e buzëqeshjes dhe ekuilibrin estetik të fytyrës.
Është diplomuar në Stomatologji pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, duke vijuar më tej formimin akademik dhe profesional në Itali, ku është gjithashtu e licencuar për ushtrimin e profesionit.
Ka përfunduar Masterin e Nivelit të Dytë në Ortodonci pranë Universitetit UniCamillus në Romë, me vlerësimin maksimal 110/110, nën drejtimin akademik të Prof. Paola Cozza dhe Prof. Yllka Abazi. Ky formim i ka mundësuar thellimin e njohurive në diagnostikimin ortodontik, planifikimin e trajtimeve dhe aplikimin e metodave bashkëkohore për korrigjimin e malokluzioneve.
Në iClear Clinic, Dr. Haxhiaj është pjesë e Departamentit të Ortodoncisë, iClear Aligners dhe Trajtimeve Estetike, ku angazhohet në diagnostikimin dhe planifikimin e trajtimeve ortodontike, përfshirë drejtimin e dhëmbëve me alignerët transparentë iClear. Qasja e saj mbështetet në planifikimin digjital, individualizimin e trajtimit dhe arritjen e një ekuilibri optimal ndërmjet funksionit, shëndetit oral dhe estetikës së buzëqeshjes.
Paralelisht, prej më shumë se 5 vitesh ushtron aktivitetin e saj në mjekësinë estetike, duke u fokusuar në trajtimet injektuese, harmonizimin facial, trajtimet rigjeneruese të lëkurës, skin boosters dhe protokollet moderne të kujdesit estetik. Në këtë fushë, vëmendje të veçantë i kushton ruajtjes së proporcioneve natyrale të fytyrës, sigurisë së pacientit dhe rezultateve estetike të balancuara.
Filozofia e saj profesionale bazohet në ndërthurjen e shkencës, përvojës klinike, teknologjisë dhe ndjeshmërisë estetike, duke vendosur në qendër të çdo trajtimi individualitetin dhe nevojat specifike të pacientit.
Dr. Haxhiaj beson se ortodoncia dhe mjekësia estetike janë dy disiplina që plotësojnë njëra-tjetrën, pasi harmonia e fytyrës nuk përcaktohet vetëm nga bukuria e buzëqeshjes, por edhe nga funksioni oral, balanca e tipareve dhe ruajtja e identitetit natyral të çdo individi.
Përmes një qasjeje të kujdesshme, të personalizuar dhe të mbështetur në praktikat bashkëkohore, synon të ofrojë rezultate natyrale, harmonike dhe afatgjata, duke ndihmuar pacientët të ndihen më të sigurt dhe më mirë me veten.
← Kthehu te ekipiBuzëqeshja tjetër që do ta mbani për jetë fillon me një bisedë.
Rezervoni një konsultë me iClearClinic dhe përjetoni Slow Dentistry®.
Rezervo Konsultën →