Slow Dentistry®TrajtimetiClear AlignersLaboratoriEkipiNdërkombëtar
SQENDEITSV
Rezervo Konsultën
Ekipi

Dr. Fation Subashi

Mjek Stomatolog | Implantologji · Periodontologji · Protetikë & Estetikë Dentare

Dr. Fation Subashi

Dr. Fation Subashi është mjek stomatolog me mbi 15 vite përvojë profesionale, me fokus të veçantë në implantologji, periodontologji, rehabilitime protetike dhe estetikë dentare.

Është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Stomatologji, në vitin 2010, duke vijuar më pas formimin profesional përmes programeve të specializuara dhe trajnimeve ndërkombëtare në fusha të ndryshme të stomatologjisë moderne.

Ka ndjekur një program njëvjeçar Master në Implanto-Protetikë pranë Italian Dental Education, si dhe Master në Periodontologji në vitin 2023, pranë Universidad Católica San Antonio (UCAM), Spanjë, në bashkëpunim me Aesthetic Dental Leader Center.

Formimi i tij profesional përfshin gjithashtu trajnime të avancuara në protetikën fikse dhe teknikën BOPT, implantologjinë monofazike dhe hibride, si dhe endodoncinë mikroskopike, kirurgjikale dhe jokirurgjikale, përfshirë trajnime me ekspertë ndërkombëtarë si Dr. Arnaldo Castellucci.

Në fushën e estetikës dentare, ka ndjekur kurse të specializuara mbi restaurimet estetike dhe fasetat dentare me teknika direkte dhe indirekte, duke zgjeruar njohuritë në rehabilitimin funksional dhe estetik të buzëqeshjes.

Qasja e tij klinike mbështetet në diagnostikimin e kujdesshëm, planifikimin individual dhe integrimin e teknikave bashkëkohore, me synimin për të realizuar trajtime funksionale, estetike dhe afatgjata.

Dr. Subashi i kushton rëndësi të veçantë ruajtjes së shëndetit oral, harmonisë së buzëqeshjes dhe ofrimit të një kujdesi profesional të personalizuar, duke vendosur nevojat dhe mirëqenien e pacientit në qendër të çdo trajtimi.

← Kthehu te ekipi

Buzëqeshja tjetër që do ta mbani për jetë fillon me një bisedë.

Rezervoni një konsultë me iClearClinic dhe përjetoni Slow Dentistry®.

Rezervo Konsultën →