Slow Dentistry®TrajtimetiClear AlignersLaboratoriEkipiNdërkombëtar
SQENDEITSV
Rezervo Konsultën
Ekipi

Dr. Jonida Subashi

Specialiste Endodontiste | Co-Founder iClear Group | Founder Albanian Aligner Academy

Dr. Jonida Subashi

Dr. Jonida Subashi është mjeke stomatologe, specialiste në endodonci, me mbi 10 vite përvojë klinike dhe një formim të gjerë profesional në stomatologjinë bashkëkohore.

Është diplomuar në Stomatologji në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, ku u vlerësua me Certifikatën e Ekselencës, duke qenë e vetmja studente e vitit të saj që mori këtë vlerësim. Ka ndjekur formim të avancuar në endodonci nën mentorimin e Dr. Arnaldo Castellucci dhe mban titullin University Expert in Periodontology nga UCAM, Spanjë. Është gjithashtu trajnere e certifikuar nga FKG Dentaire, Zvicër, si dhe ka përfunduar trajnime të avancuara në ortodonci dhe rigjenerim kockor.

Prej vitit 2017, drejton Departamentin e Endodoncisë në iDental Clinic, ku fokusohet në trajtimin e rasteve komplekse, ritrajtimet endodontike dhe procedurat e avancuara periodontale dhe konservative, duke integruar teknologjitë moderne dhe protokollet bashkëkohore klinike.

Përtej aktivitetit klinik, Dr. Subashi është bashkëthemeluese e iClear Group dhe themeluese e drejtuese e Albanian Aligner Academy, një iniciativë e dedikuar edukimit profesional dhe zhvillimit të vazhdueshëm të stomatologëve. Ajo është gjithashtu drejtuese e podcastit iClear Smart Talk, një platformë për ndarjen e njohurive, përvojave dhe inovacioneve në stomatologji.

Në praktikën e saj profesionale, Dr. Subashi udhëhiqet nga përkushtimi ndaj saktësisë klinike, kujdesit të personalizuar dhe ofrimit të trajtimeve cilësore, duke vendosur gjithmonë shëndetin dhe mirëqenien e pacientit në qendër të çdo vendimmarrjeje.

← Kthehu te ekipi

Buzëqeshja tjetër që do ta mbani për jetë fillon me një bisedë.

Rezervoni një konsultë me iClearClinic dhe përjetoni Slow Dentistry®.

Rezervo Konsultën →